“20 te Berberi, 20 te…”/ Arrestimi i bashkëpunëtorit të Ballukut dhe dy biznesmenëve, zbardhet biseda mes grupit: Po bëj gati dokumentet për tender

SPAK ka sekuestruar ditën e djeshme gjatë kontrolleve në banesat e kreut të ARRSH Evis Berberi dhe dy biznesmenëve Valter Begajt dhe Ervis Lami, celularët dhe pajisje të tjera elektronike.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për se në aparatet celulare janë gjetur të gjitha komunikimet me Berberin, Begajn e Brunilda Bulin.

Komunikimet janë kryer kur Berberi ishte në krye të Agjencisë se Eficencës së Energjise dhe ARRSH

Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit: 20 te Enis, 20 te Berberi!

Ndërkohë  Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me corona virusin?  Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t’u futur në tender, po bëj kontratën.

Sipas SPAK bisedat përputhen me provat e tjera ku sipas tyre lidhen me korrupsionin.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×