“Gruaja ka ‘kyçur’ gojën”, gazetari tregon detaje: 42-vjeçarja tregoi vetëm vendin ku e kishte hedhur foshnjën

Gazetari Andi Shota ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tapizë, ku një grua pasi lindi në shtëpi, e hodhi foshnjën në lumë.

Shota tha në një lidhje live për News24, se gruaja ka ‘kyçur gojën’ për krimin, por ka treguar vetëm vendin ku e ka hedhur foshnjën.

“Zonja në fjalë nuk është paraqitur asnjëherë për kontroll në këtë qendër shëndetësore. Mjeku i zonës nuk ka qenë në dijeni. Zonja është dërguar në QSUT, pasi gjendja e saj është komplikuar.

Foshnja është gjetur i pajetë në një grumbull mbeturinash. Zonja nuk ka treguar detaje nga ngjarja makabre, por ka treguar vetëm vendin se ku ishte hedhur foshnja.”, tha ai.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×