Ndeshja ndaj Armenisë, trajneri i Kosovës: Luajmë në sulm, dy lojtarë me probleme muskulore

Trajneri i Kosovës, Franko Foda doli në konferencën për shtyp në prag të miqësores ndaj Armenisë, të premten në Vazgen Sargsyan Republican Stadium (Yerevan).

“Armenia dhe Kosova kanë lojtarë shumë të mirë, sidomos teknikisht dhe që të dyja kanë paraqitje solide. Në tri ditët e fundit jemi koncentruar në aspektin taktik. Do të luajmë në mënyrë sa më agresive dhe të sulmojmë sa më shpejt. Rrahmani dhe Rashica? Kemi bërë stërvitje të mira në Prishtinë dhe jemi përgatitur mirë. Rrahmani dhe Rashica kishin probleme të vogla muskulore, por që i kanë kaluar dhe janë gati për ndeshje” – Tha trajneri Foda.

Mendimin e tij para gazetarëve e dha edhe sulmuesi Vedat Muriqi. “E gjithë skuadra është përgatitur për ndeshje fizikisht dhe psiqikisht. Ndonëse janë ndeshje miqësore, është shumë e rëndësishme të fitojmë dhe të mësohemi me fitore”,  – U shpreh Muriqi.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×