Dita e Sulltan Nevruzit, Rama dhe Begaj urojnë besimtarët: Gëzuar festën!

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar sot uruar sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.

Kreu i shtetit do të festojë sot me besimtarët bektashnj përmetarë.

“Nga Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan, Presidenti Begaj do të përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë në orën 12.00”, njofton presidenca.

Ndërkohë kryeministri Rama ka uruar besimtarët duke ndarë me ndjekësit pamje nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë.

“MIRËMËNGJES
dhe nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë, ju uroj gëzuar festën e Sulltan Nevruzit ”, shkruan Rama.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×