“Korrupsion politik me porosi”, Bardhi: Ja pse bëhen ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës, për të emëruar…

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka sulmuar ashpër qeverinë dhe implikimet e saj sipas tij në çështje korruptive, në tenderat publike dhe në çdo sferë ekonomike.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Bardhi thekson se ndryshimte në ligjin për Gardën e Republikës dhe lehtësimi i kritereve për drejtorin e Gardës janë përshtatur për të emëruar në krye Ermal Onuzi.

“Korrupsion me tendera publik, korrupsion me kontratat koncensionare, korrupsion në çdo sferë ekonomike. Së fundi edhe korrupsion politik përmes ligjeve me porosi. Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës dhe lehtësimi i kritereve për drejtorin e Gardës janë përshtatur për të emëruar në krye Ermal Onuzi. Më poshtë diskutimi në seancë plenare”, shkruan Bardhi, teksa poston një video nga fjalimi i tij në Kuvend dje.


()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×