“Aty dhe kanë përdhunuar që ç’ke me të”/ Elsa Lila tregon për herë të parë momente nga qëndrimi në burg

Këngëtarja Elsa Lila, e cila u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal i trafikut të drogës, ka rrëfyer në Ferma Vip, ditët e qëndrimit në burg.

Këngëtarja u ka treguar fermerëve se detyra që bënte ishte të tregonte historinë Italisë për gratë e burgosura, ku sipas saj ishim shumica analfabete, ndërsa tha se u lexonte dhe libra.

Më tej ajo tregoi se u përllogariste dhe sa kohë qëndrimi kishin ato në burg, teksa thekson se për veten e saj ishte e qetë, sepse dinte që do të dilte nga qelia shpejt.

“Një nga detyrat që kam bërë unë aty (në burg), niveli i alfabetizmit ishte shumë i lartë, dhe unë ju tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Edhe, vinin dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja kur do të dilnin. Unë improvizoja se nuk e dija. Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vini thoshin ‘nuk e di kur do dal’. Unë me logjikë i thashë shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje. Unë bëja plus minuse. Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja  isha e qetë”, tha Elsa.

Albano Bogdo e pyet nëse kishte tipe të dhunshme.

“Po, kishte. Sa të duash kishte. Aty dhe kanë përdhunuar se ç’ke me të”– thotë ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×