Një shtetas italian ka shkaktuar një aksident në fshatin Verdovë të Pogradecit me automjetin e tij në të cilin policia ka zbuluar se kishte 12 shtetas të huaj.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se sipas burimeve nga policia, shtetasi italian ka tentuar të largohet nga vendgjarja për t’iu shmangur policisë, por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.
Nga aksidenti janë shënuar vetëm dëme materiale, por policia do të punojë për zbardhjen dhe dokumentimkn e ngjarjes për të dyja rastet.
(balkanweb)