U kap me makinë të vjedhur në pikën kufitare të Muriqanit, telashe për 45-vjeçarin nga Ukraina

Një 45-vjeçar, shtetas ukrainas do të hetohet në gjendje të lirë, pasi u kap në pikën kufitare të Muriqanit me një automjet që rezultonte i vjedhur.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin ukrainas E. Z., 45 vjeç, banues në Ukrainë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Ukrainë.”, thekson policia.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×