U grabit në Durrës, gjendet i braktisur në Thumanë automjeti luksoz. Në kërkim autorët

Teksa një ditë më parë u denoncua i vjedhur, policia ka gjetur sot automjetin luksoz, i cili ishte parkuar afër portit të Durrësit.

Mësohet se policia ka gjetur mjetin tip “Range Rover” në zonën e Fushë-Krujës, pranë shkollës në Thumanë.

Kujtojmë se automjeti u denoncua i vjedhur me thyerje mëngjesin e djeshëm në lagjen 4 të qytetit, aty ku ishte parkuar nga pronari i saj. Mjeti është gjetur në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë. Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×