Vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi flet pas seancës: Mesazh mafioz që Rama i përcolli SPAK! Ditë e zezë për Shqipërinë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideroi një mesazh mafioz të mazhorancës socialiste për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

“Mesazhi mafioz që Edi Rama i përcolli sot SPAK se nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën. Njësoj siç u soll sot me Gjykatën Kushtetuese dhe nesër nëse ata marrin vendime kundër Xhaçkës. Nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetueshmërinë në vend dhe reformën në drejtësi. Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetuese. Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ai midis të tjerash.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×