Zjarri në Sazan, Niko Peleshi: Sot në mëngjes është ndërhyrë nga ajri, Greqia u përgjigj pozitivisht kërkesës për ndihmë

Img 20220607 Wa0001

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm është ndërhyrë nga ajri, për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit.

“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Ekspertet vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, shkrua Peleshi në Facebook.

Kujtojmë se zjarri në Sazan vijon prej disa ditësh.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×