Manchester United u kualifikua për në finalen e madhe të FA CUP, pasi eliminoi me penallti Coventryn. Asgjë nuk isthe e lehtë për “Djajtë e Kuq”, në një ndeshje ku 120 minutat përfunduan 3-3..
“Ne gjetëm një mënyrë për të arritur te suksesi. Ata e bënë të vështirë për ne në pjesën e dytë të kohës shtesë.
Kjo përmbledh sezonin tonë, ne patëm kontroll të madh dhe luajtëm mirë për 60 minuta, por më pas pranuam nga asgjëja. Pastaj nuk e di, duket sikur bota donte që Coventry të vazhdonte dhe ta bënte atë që bëri. Ne treguam karakter të madh, ishte fitore e rëndësishme.” – Tha Ten Hag.
(J.S/)