A do ta thotë në Prime? Salsano i bën sugjerimin epik Ledionit, ja çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme në BBV

Nën moderimin e prezantuesit, Ledion Liço, mbrëmjen e sotme do të transmetohet ‘live’ spektakli maratonë i “Big Brother Vip”, ku do të diskutohen gjithë dinamikat që kanë ndodhur në shtëpi gjatë javës që lamë pas. (Lexo këtu)

Që me nisjen e këtij formati prezantimi i të cilit, ju besua Liços, ky i fundit ka qenë një ndër personazhet më të komentuar.

Disa momente të tij nga transmetimi i “Big Brother Vip” madje po bëjnë xhiron e rrjetit në rrjete sociale, kjo për shkak të disa shprehjeve tipike të tij, që u ngjasojnë shumë edhe atyre të zhargonit të përditshëm që përdorim ne qytetarët, në biseda me miq dhe jo vetëm.

Siç tashmë e dini, spektakli mbyllet me një shprehje të thënë nga Ledioni, të cilat gjithashtu janë bërë virale në TikTok. Mirëpo sot prezantuesi ka marrë një sugjerim nga aktori dhe prezantuesi i “Portokalli”, Salsano Rrapi i cili në një postim në “Instastory” shkruan me humor shprehjen që do të duhet ta mbyllë sot Ledioni spektaklin.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×