Sot hyn në fuqi ligji për Amnistinë Penale, lirohen 700 të dënuar, 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

Sot hyn në fuqi ligji për Amnistinë Penale, një ligj që ka shkaktuar tensione mes opozitës dhe mazhorancës.

Debati ka nisur pasi opozita akuzonte qeverinë se një ligj i tillë u bë me qëllim që të liroheshin nga burgu persona të hetuar dhe dënuar nga SPAK.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike zyrtare krijoi pretendimin se si pasojë e ligjit duhet të përfitonin edhe protestuesit e opozitës.

Nga Amnistia Penale do të përfitojnë 700 të dënuar, ndërsa 400 të dënuar do të përfitojnë ulje dënimi.

Ndërkohë nga burgu i Peqinit sot do të përfitojë nga Amnistia 14 të dënuar. Nga burgu i Fierit do të lirohen 100 persona, kryesisht të dënuar për vepra të lehta penale. Ndërkohë nga IEVP Kosovë Lushnje sot lirohen 141 të burgosur.

Ata që përfitojnë janë të dënuar që u kanë mbetur 12-15 muaj nga mbarimi i dënimit, ndërsa dalja e tij nga burgu do të bëhet pas orës 13:00.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook