Liria e tij zgjati vetëm pak orë! La qelinë dje pasi përfitoi nga Amnistia Penale, arrestohet ‘Buzëderri’ në Vlorë

Duket se liria për Sokol Sinomatin jashtë hekurave të qelisë ka zgjatur shumë pak! Ky i fundit ndihet ndryshe me nofkën ‘Buzëderri’, në botën e errët të krimit.

Teksa dje doli nga burgu pasi ishte një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, Sinomati është arrestuar. Këtë herë Sinomati ka rënë në pranga për llogari të Italisë.

Babai i të riut Gëzim Sinimati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, atentat akoma i pazbardhur, është arrestuar pasi rezulton i dënuar me 12 vjet burg për trafik droge.
()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×