Nuk është Adrola Dushi! Capital T fotografohet në të njëjtin vend me modelen e njohur

Capital T është një nga personazhet që komentohet masivisht për jetën e tij personale, edhe pse reperi në fakt përgjatë viteve, marrëdhëniet apo qoftë edhe personat e afërt, ka tentuar t’i mbajë larg syrit publik, ndërsa kohët e fundit sigurisht më e komentuara në mediat rozë apo rrjetet sociale ka qenë historia e tij me Adrola Dushin, asnjëherë e konfirmuar, por gjithmonë e aluduar.

Megjithatë, ka qenë një foto e artistit nga Singapori, që le të themi ka bërë “lëmsh rrjetin”, teksa nga i njejti vend ku ai shfaqet, ka postuar edhe Gresa Hoti, moderatorja nga Kosova.

Kështu, në të njetën ditë, nga i njejti vend, ata mesa duket mund të jenë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ose thjesht me shoqëri të përbashkët, por sido që të jetë, aludimet kanë nisur dhe tani presim konfirmimet përkatëse.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook