Ilnisa Agolli do të rikthehet në Big Brother Vip? Zbulohen detajet

Pavarësisht se ka disa javë që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Ilnisa vijon të jetë një ndër personazhet më të komentuar të këtij formati.

Ndërkohë që u dallua për karakterin e saj të fortë, romanca e saj me Meritonin krijoi pafund zhurmë në media, ku përveç adhuruesve pati edhe nga ata që kritikuan lidhjen e saj.

Së fundmi në media kanë nisur të qarkullojnë zëra se Ilnisa mund të ketë një rikthim në shtëpinë e Big Brother Vip dhe dyshimet janë shtuar akoma më shumë pasi ish-banorja ka publikaur në profilin e saj të Instagramit, një video të gazetarit Ronaldo Sharka, i cili aludon se Ilnisa mund të rikthehet në shtëpinë e BBV.

Pavarësisht të gjithë aludimeve, Ilnisa ka shijuar rrezet e diellit ditën e sotme dhe ka vedosur që disa prej fotografi t’i ndante me ndjekësit e saj në Instagram.
Përveçse duket një yll i vërtetë, ajo që ka ngacmuar ndjekësit e saj ishte mbishkrimi që gazetarja kishte zgjedhur për postimin e bërë në Instagram.

“Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë…”, shkroi Ilnisa, duke lënë kështu të nënkuptojë se dicka e re pritët të vijë nga ajo. Nuk është ende e qartë e çfarë po paralajmëron Ilnisa por komentet në këtë postim janë të bindur që ajo do të rikthehet në BBV.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×