Deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se qeveria ka mashtruar studentët e Mjekësisë. Shehu thekson se qeveria ka miratuar në fshehtësi projekt ligjin “e dytë” skllavërues për studentët e Mjekësisë.
“Qeveria mashtroi studentet e Mjekesise! Miraton ne fshehtesi Projekt Ligjin e “dyte” skllaverues per studentet e Mjekesise. Pas nje loje cinike te Qeverise nepermejt Gjykates Kushtetuese.
Perseri kjo Qeveri kerkon tu mbaje peng diplomat, ne menyre antikushtetuese, anti demokratike, ndesh me te drejtat e njeriut, ato europiane, ndesh edhe me interesat e shendetesise sone per zhvillim europian”, shprehet Shehu.
Postimi i Tritan Shehut:
Qeveria mashtroi studentet e Mjekesise!
Miraton ne fshehtesi Projekt Ligjin e “dyte” skllaverues per studentet e Mjekesise.
Pas nje loje cinike te Qeverise nepermejt Gjykates Kushtetuese.
Perseri kjo Qeveri kerkon tu mbaje peng diplomat, ne menyre antikushtetuese, anti demokratike, ndesh me te drejtat e njeriut, ato europiane, ndesh edhe me interesat e shendetesise sone per zhvillim europian.
Projekti i ri vecse ul afatin kohor te “punes se detyruar” nga tre ne pese vite.
Duke u bazuar kjo ne nje loje fjalesh te Vendimit te Gjykates Kushtetuese.
Se pari anti kushtetshmeria e projekt ligjit te Qeverise eshte ne thelb, kjo nuk lidhet me 5 apo 3 vite.
Dikush behet vrases njelloj, qofte kur vret dike me 1,2,3 apo 5 plumba.
Njelloj eshte shkelja, mohimi te drejtave, peng marrja.
Sistemi i yne shendetesor nuk mund te zhvillohet me te denuar per “pune te detyruar”, me bujkrober.
Ai zhvillohet me specialiste te lire, qe punojne me pasion e dije, aty ku e ndjejne vehten.
Nje mjek i sapo diplomuar duhet ne menyre absolute te specializohet perpara se te filloje punen.
Ai nuk mund te cohet direkt nga bankat e shkolles ne zona te ndryshme, sepse nuk mund te siguroje cilesine e profesionit.
Kjo qe kerkon Qeveria me mendesine e Kim Yong un-it, ul cilesine e sherbimit e diskriminon edhe qytetaret qe u ofrohet ai.
Nuk ka asgje te keqe, perkundrazi eshte arritje, qe studentet tane te shkojne per tu specializuar ne Gjermani, Itali, France etj.
Sikur vetem 40% e tyre te kthehen mbas ketyre specializimeve, sistemi i yne do te permiresohet ndjeshem.
Dhe ketu duhet te synojne politikat tona, ne rikthimin e te kualifikuarve ne Europe, duke u siguruar kushte dinjitoze te ushtrimit te profesionit, shkencore e zhvilluese.
“Bujkroberia” e te mbajturit peng do krijoje vetem regres e shakterrim te cilesise se punes.
Tashme per studentet e mashtruar ka vetem nje rruge:
Protestat!
(Arena e Lajmit)