“Meloni mbrojti një narkoshtet për problemet e veta”, Lubonja komenton deklaratat e kryeministres italiane: Këtu bie retorika se Evropa do të na…

Duke komentuar mbrojtjen që kryeministrja italiane, Georgia Meloni ndaj kryeministrit Edi Rama, analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Open” në News 24, tha se bie retorika se Evropa do të na ndihmojë.

“Shumë e rëndë! Përdor të njëjtën logjikë. Nëse ti nuk e paske ditur se kush është Shqipëria, ti fare mirë mund të thuash unë kam gabuar, nuk i kam ditur këto gjëra. Por nuk mund t’i dalësh dot në mbrojtje të këtij narkoshteti.

Ti bashkëpunon me një narkoshtet për të zgjidhur problemet e tua dhe ti nuk do t’ia dish fare. Aty jeton një popull i tërë nën thundrën e narkoshtetit. Gjithë ajo retorika që ajo Evropa do të na ndihmojë dhe demokratizojë bie plotësisht”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook