Vizita në Kalabri/ Begaj takon numrin dy të qeverisë italiane

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë vizitës në Kalabri zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani. Gjatë takimit Presidenti Begaj ritheksoi se Italia mbetet partneri i pazëvëndësueshëm strategjik për vendin tone, bazuar në historinë e shkëlqyer të miqësisë dhe të marrëdhënieve tona politike, ekonomike e social kulturore.

Presidenti e falenderoi Zv kryeministrin e Italisë për mbështetjen që Italia i jep zgjerimit të BE-së në Ballkan si dhe konfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Presidenti e siguroi zv/kryeministrin Tajani për vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar dhe pasuruar edhe me tej bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtarë dhe për çështje me rëndësi rajonale dhe globale.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook