Basha: Kryeministri nuk e do votën e diasporës, PD e vetmja forcë politike që ka propozim konkret…

Kryetari i PD,  Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se vota e emigrantëve është një detyrim dhe se Edi Rama nuk e do një gjë të tillë. Sipas Bashës, PD është e vetmja forcë politike që ka një propozim konkret për Votën e Diasporës.

Më poshtë postimi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha:

Edi Rama nuk e do Votën e Diasporës!

Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që ka një propozim konkret për Votën e Diasporës.

Angazhimi ynë që nga viti 2016 është që emigrantët të votojnë aty ku jetojnë.  Vota e diasporës nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, por është përmbushje e një detyrimi ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve.

Të vendosur që vota e bashkatdhetarëve tanë, që jetojnë në emigracion, të ketë peshë të plotë në vendimmarrje të rëndësishme politike!

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×