Noka: Lali vjedhësi mirë që u zhyt kokë e këmbë te afera e inceneratorëve, por përfshiu dhe gruan. Partnerë kujdes ku jepni paratë!

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka lëshuar akuza në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj se ky i fundit ka përfshirë në aferën e inceneratorit dhe bashkëshorten e tij.

Nga foltorja e Kuvendit, Noka iu bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të kenë kujdes kur japin para për investime, pasi mund t’u vidhen.

“Transporti i gjelbër merr ua nga KFË-ja. Harabeli i Ajolës, si drejtoreshë kreative e së cilës është mund të përfitojë siç përfitoi nga inceneratori. Do t’i themi qytetarëve se Lali vjedhësi, jo vetëm që u zhyt kokë e këmbë te afera e inceneratorëve, ka zhytur dhe bashkëshorten e tij. Pikërisht te vendi i vrasjes së Arditi Gjoklajt, Harabeli i ka marrë dhuratë një skulptori me mbiemrin Xhafa, një vepër të quajtur Bleta dhe e ka vendosur te vendi ku ka vdekur Gjokla, Mërtiri dhe Zoto. Ne ju themi partnerëve që të bën kujdes me paratë, se jua vjedhin hajdutët. Këta jo vetëm që vjedhin vetë, por përfshijnë dhe gratë.”, tha Noka.
()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×