Fier/ I zoti i shtëpisë djeg mbeturinat, por zjarri i del jashtë kontrollit, përfshihet nga flakët banesa

Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “ 15 tetori” në Fier.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake , dyshohet se pronari i banesës u ka vënë flakën mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke alarmuar edhe banorët e pallateve që ndodhen pranë , pasi banesa e rrënuar ndodhet në afërsi të tyre.

Ndërkohë pronari i shtëpisë është nxjerrë nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse pa pësuar lëndime.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×