Klosi para emigrantëve në Athinë: Me negociata, do zgjidhim problemet e pakuptimta që politika krijon për arsye elektorale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha para emigrantëve shqiptarë në Athinë se shqiptarët e Greqisë janë pasqyra më besnik e asaj që është populli shqiptar.

“Me këto negociata ne duhet të zgjidhim edhe problemet e pakuptimta që politika krijon vetëm për arsye elektorale midis dy popujve tanë. Shqiptarët e Greqisë janë pasqyra më besnik e asaj që është populli shqiptar.

Ju i treguat popullit grek se sa të ndryshëm ishit me të cilën iu nxiu balta politike dhe mediatike në vitet ’90. Ju jeni sot shembulli i integrimit.

Askush nga ju nuk mund të shikohet nga lart poshtë dhe kushdo që e bën e bën vetëm për arsye nacionaliste. Shqipëria është njësoj si ju! Shqipëria sot flet me zërin  e sovranitetit të saj dhe dorën e shtrirë të miqësisë ndaj popullit vëlla grek”, tha ai midis të tjerash.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×