Zbardhen detaje të reja nga vrasja e policit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28 vjeç, mesditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit.
Gazetarja Klodiana Lala përcolli për detaje lidhur me rrethanat e krimit.
Ajo tha se babai i Novruz Cenalisë rezulton i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 1997.
Asllan Cenalia, gjithashtu me detyrë polic i sallës operative, ka vrarë fqinjin e tij Sali Arhulla.
Asllan Cenalia mësohet se ka marrë pafajësi për krimin e kryer gjatë vitit të trazirave.
Mbetet e paqartë nëse vrasja e Novruz Cenalisë ka ndodhur për arsye gjakmarrje.
Vijon…