
Ernest Muçi është konfirmuar në listën e Trabzonsporit, për sfidën e nesërme me Goztepen. Dueli në Superligën turke do të nisë prej orës 17:00.Muçi i shqetësoi tifozët, pasi mungoi në sfidën e Europës me CSKA Sofian. Trajneri Tomas Reis nuk e mori me pjesën tjetër të ekipit, për ta lënë pushim.
Ylli i Kombëtares është shumë i rëndësishëm në Trabzon. Pushimi gjatë javës u pëlqye nga klubi që Muçi të mos rrezikonte një dëmtim, pasi edhe ngarkesa për të ka qenë e lartë.

and then