Rama foli për operacionin fshesa në Athinë, Suli: Kryeministri i ngriti bust autorit që e realizoi, babai i Kyriakos Mitsotakis

Në vitet 2000, emigrantët shqiptarët në Greqi përjetuan dëbime masive në kuadër të një operacioni të quajtur fshesa. Tek kjo çështje u ndal një ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama.

Duke komentuar deklaratat, Sekretari i Përgjithshëm i OMONI-s, Marin Suli i ftuar në “Open” në News 24, u shpreh se pas operacioni ishte babai i kryeministrit të sotëm grek.

Suli: Ky zotëria vajti dhe tha keni përjetuar operacionin fshesa. Ai që akuzohet për operacionin fshesa është babai i kryeministrit të sotëm të Greqisë. I bëri bust në Dropull dhe e inauguroi vetë,

Xhufi: Vërejtje me vend!

Suli: Ky është paradoksi. Del e vret gjoksin se po vdes për ju ndërkohë që iu ka rrahur i bën bust. Në Greqi nuk ka bust.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×