Leao nuk fshihet: Milan një ëndërr, eci në hapat e Ronaldos dhe Ronaldinhos

Ylli i Milanit, Rafael Leao ka prekur çështje të ndryshme në intervistën e dhënë së fundmi.

“Unë jam një lojtar i ri dhe e di që shumë fëmijë ëndërrojnë të bëhen futbollistë. Kjo është ajo që më ndihmon në çdo stërvitje, sepse motivohem. Jam rritur me C. Ronaldo-n dhe Ronaldinho-n dhe gjithmonë kamë provuar të ec në hapat e tyre, të bëjë lëvizjet e tyre. Kur luaj me Cristiano-n është diçka shumë unike, jam i nderuar të luaj me të në kombëtare pasi për mua ai është shembulli ideal.

Hapat e parë janë të rëndësishëm, te Sportingu shumë lojtarë luanin më shumë minuta se unë dhe më pas pyesja vetën, po unë pse nuk luaj. Pas dy vjetësh,  trajneri- gjatë parasezonit – erdhi te unë dhe më tha “Rafa mund të jesh çfarë të duash, thjesht ji i fokusuar, duhet të përmirësohesh. Në atë moment më duheshin këto fjalë dhe fillova të rritem. Kur erdha te Milan, fillimi ishte i vështirë, këtu kishte shumë cilësi dhe nuk duhej të humbisja asnjë ditë, asnjë stërvitje dhe vetëm u fokusova të punoj fortë. Në kokën time ishte njësoj si: Unë e di se çfarë duhet të bëj, por më duhet të bëj më shumë, Milani është një ëndërr, ti je këtu, jepi Rafa” – tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×