“Ervin Muça aplikoi për t’u bërë drejtor pa pasur departament”, Pano Soko: Të zbulohet si u ngrit në detyrë. Salianji: Mbajti postin edhe pas shkeljes

Duke folur për ndërhyrjen në sistemin TIMS, Pano Soko, Kryetar i Kryesisë, Nisma Thurjetha në “Open” në News 24 tha se komisioni hetimor parlamentar duhet të zbardhë përgjegjësitë politike dhe administrative.

Pjesë nga diskutimet: 

Soko: Në Itali ky zotëria ka qenë i dënuar për falsifikim. Shteti ku ka çeduar sistemi i sigurisë dhe e hedh në shesh sistemin.

Salianji: Nuk pyesin për ligj. Është kapur. AMP ka bërë hetim, ka bërë hetim Agjencia e Standardeve profesionale dhe ai ka vazhduar edhe 10 muaj në detyrë.,

Soko: Misioni i komisionit hetimor parlamentar është të na tregojë përgjegjësitë politiko-administrative. E keni autoritetin për të thirrur këdo që është përgjegjës politik dhe administrativ, penalët i gjen prokuroria. Pres që ministri i Brendshëm të më merret në pyetje. Si u mor në punë zotëria, si u miratua grada, si zotëria ka aplikuar për departament pa u bërë akoma departament.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×