TIRANE
Profesoresha e inxhinierisë së ndërtimit, Luljeta Bozo e ftuar tek emisioni ” Fitstation ” në News24 ka folur për jetën e saj, familjen dhe punën e saj si deputete në parlament.
E komentuar për deklaratat e saj në lidhje me regjimin komunist ajo u përgjigj duke thënë se nuk mund të mohohet puna e mirë që është bërë në atë periudhë.
“Unë nuk kam as Facebook as Instagram dhe nuk e di se çfarë thonë. Ke ndonjë vërejtje për mua m’i thuaj përballë, njerëzit vënë epitete të ndryshme por ato që janë bërë në atë kohë nuk mund të mohohen, u thanë moçalet, gjysma e shqiptarëve vdisnin 35 vjeç nga malarja, të mohosh që kishte hidrocentrale që i dhanë dritë Shqipërisë, u ndërtuan hekurudha, arsimimi ishte i lartë. Çfarë i thonë kësaj që unë jam komuniste”- tha Bozdo për News24.