Thiago Motta i ka dërguar një letër tifozëve të Bolognas, pasi u largua nga pankina e skuadrës.
“Faleminderit Bolonjës, ju më keni bërë një njeri krenar dhe të lumtur. Në këto dy vite, ne kemi përjetuar një cikël të madh rritjeje së bashku për të gjithë, për mua, për fëmijët dhe gjithashtu për shoqërinë. Jam krenar që e solla Bolonjën në Ligën e Kampionëve pa e tradhtuar kurrë filozofinë tonë të lojës dhe pasionin e madh të tifozëve që na shtynë dhe motivuan në çdo moment. Falenderoj presidentin Joey Saputo.
Falenderoj dhe përqafoj të gjithë lojtarët e mi që në këto dy sezone i janë bashkuar idesë sonë të futbollit, duke u përkushtuar që në ditën e parë” – Shkruajti ai.
(J.S/)