Presidenti i Partisë së lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat, foli mes të tjerash edhe në lidhje me krijimin e një Komisioni të Posaçëm anti-korrupsion, për të cilin tha se është një komision që legjitimon Rama-formën.
Ai u shpreh se KRYEMINISTRI Edi Rama i ka pasur gjithmonë në dorë instrumentet për të luftuar korrupsionin, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“Të marrësh pjesë në një komision që legjitimon Rama-Formën… Askush nuk e ka penguar Ramën të luftojë korrupsionin, i ka pasur më shumë instrumente në dorë edhe se vetëm Ramiz Alia. Megjithatë bëri vetëm ligje me porosi dhe për të vjedhur çnjerëzisht popullin e tij”, tha ai.