“Bajrami që vjen më mirë të na gjejë”, Berisha uron besimtarët myslimanë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri për Kurban Bajram. Berisha, në mesazhin e tij thotë se uron që Bajrami që vjen të gjejë më mirë të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Kurban Bajramin!

Të dashur miq, sot muslimanët shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që janë festojnë Kurban Bajramin, ditën e mëshirimit, durimit, përkushtimit dhe sakrificës të njeriut për Krijuesin, veten, familjen, vendin e tij.


Le t’i urojmë ne së bashku nga zemra të dashur miq, çdo besimtari musliman si dhe mbarë shqiptarëve, Gëzuar këtë ditë të shenjtë dhe t’i lutemi Zotit të pranojë dhe shpërblejë me të mirat e tij çdo durim, sakrificë e përpjekje të çdo shqiptari. Bajrami që vjen më mirë të na gjej! #sb”, shkruan Berisha.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×