SPAK heq dorë nga pyetja e Ardian Çapjas, Etjen Cani mohon të ketë njohje me fisin e njohur në Elbasan

Ardian Capja1

SPAK heq dorë nga pyetja e Ardian Çapjas.

Etjen Cani njeri prej të pandehurve mohoi të ketë pasur njohje të mëparshme me Çapjat, apo t’i ketë takuar ata. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Çapja dhe disa persona të tjerë akuzohen nga SPAK për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, në vitin 2012.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator. Ndërsa babai i tij u rrah barbarisht deri në vdekje me sende të forta, duke pësuar fraktura në 6 brinjë dhe hemorragji në tru dhe në mëlçi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×