
Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare tërheq vëmendjen me çdo dalje të saj.
Së fundmi ajo është fotografuar teksa linte hotelin “The Twenty Two” në Londër. Çdo veshje e saj komentohet, pasi Dua dallon për një stil ekstravagant. Këtë herë ajo kishte veshur një kostum shumë të veçantë.
Autorja e hitit “Levitating” mbante veshur një bluzë të shkurtër dhe një palë tuta deri tek gjunjët, me detaje të printuara të dollarit amerikan. Materiali i hollë i kostumit bënte që të dukeshin të brendshme e zeza të Duas. 26 vjeçarja, e kishte kompletuar dukjen e saj me aksesorë argjendi, çizme të gjata të gjelbra dhe një çantë të vogël plotë shkëlqim.
Ju kujtojmë që një ditë më parë teksa përpiqej të rinovonte shtëpinë e saj në Londër, Dua Lipa ka hasur në probleme.
Këngëtarja me famë botërore ka marrë një “shuplakë” nga vendasit, të cilët ngritën shqetësime për disa nga ndryshimet e propozuara për ndërtesën e saj 6.75 milionë paund në Londër.
Si rezultat, Dua është detyruar të paguajë një shumë të majme në përpjekje për të bindur këshillin që t’i japë lejen për të bërë ndryshimet. Planet e saj të rinovimit përfshijnë krijimin e një mega-bodrumi me pishinë dhe një studio regjistrimi.