Helmim masiv në Bulqizë, 23 persona paraqiten në spital

23 banorë në Bulqizë janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Gazertari Enver Doçi raporton për Arena e Lajmit se dyshohet se banorët janë helmuar nga ujë i pijshëm. Banorët e paraqitur në spital janë nga zona të ndryshme.

Dyshohet se ujërat e zeza janë përzierë me ujin e pijshëm. Në Qytetin e Ri në Bulqizë, po bëhen punime në rrjetin e ujërave të zeza

Ekspertët janë në terren, për kryerjen e analizave të ujit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×