Samiti i NATO-s, gazetarja e VOA: Ja çështjet që do të diskutohen mes liderëve të Aleancës

Garentina Kraja, gazetare e Zërit të Amerikës, në rubrikën “Çështja e Ditës” në News24 ka dhënë detaje lidhur me samitin e NATO-s që ka nisur punimet në Uashington.

Ajo tha se lufta në Ukrainë, agresiviteti i Kinës dhe lufta mes Izraelit dhe Hamas, pritet të shoqërojnë diskutimet në këtë samit.

Ajo tha se ky samit zhvillohet në një kohë kur në Europë ka një rritje të forcave të ekstremit të djathtë.

“Ukraina do të jetë qendra e bisedimeve. Udhëheqësit e NATO-s pritet të dëshmojnë se si do të mund të tregojnë përkushtimin afatgjatë ndaj Ukrainës”, tha ajo.

 

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×