Gjendet i pajetë 79-vjeçari në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:05, në rrugën “Tish Daija”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi N. A., 79 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.