Aksident në punë/ Bie nga lartësia punonjësi i një firme ndërtimi

Një aksident në punë ka ndodhur në fshatin Bradashesh në Elbasan, ku një punonjës i një firme ndërtimi ka rënë nga lartësia, raporton për Arena e Lajmit gazetari Fatmir Popja.

Referuar njoftimit zyrtar nga Policia, dyshohet se gjatë punës për rikonstruksionin e një godine, ka rënë nga lartësia punonjësi i një firme ndërtimi shtetasi L. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×