
Ndërsa drama pas ndarjes së tyre sapo u shfaq në TV, jeta reale vijon si zakonisht për Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, të cilët vazhdojnë bashkëprindërimin miqësisht.
Të dy u fotografuan së bashku për herë të parë që kur Khloe zbuloi dhjetorin e kaluar se ylli i NBA e kishte tradhtuar atë me një grua tjetër, e cila më vonë lindi fëmijën e tij të tretë. Më 18 qershor, një ditë para ‘Ditës së Babait’, Khloe dhe Tristan u panë për drekë në Kaliforni me vajzën e tyre True Thompson, 4 vjeç. Ylli i NBA-së u fotografua duke vënë krahun rreth ish-it të tij. Ky po komentohet si një përqafim i sikletshëm në rrjetet sociale.
Atyre iu bashkuan për drekë Kris Jenner, vajza e Rob Kardashian, Dream Kardashian, dhe fëmijët më të vegjël të Kim Kardashian, Chicago West dhe Psalm West. Khloe ndau foto të saj duke darkuar me True and Dream.
“Dita e sotme ishte e pabesueshme!” -shkroi ajo krah postimit. “Vajzat tona patën recitalin e tyre të parë të kërcimit dhe ishin perfeksion!!!!”Ajo ndau gjithashtu video të performancës së tyre, si dhe një selfie të të treve në Twitter, duke shkruar, “Ne jemi tre shoqet më të mira që çdokush mund të ketë .”
View this post on Instagram
Khloe dhe Tristan u ndanë në pranverën e vitit 2021 dhe u fotografuan për herë të fundit së bashku në publik në shtator. Siç u pa në reality show-n e familjes së saj, ‘The Kardashians’ në javët e fundit, Khloe dhe Tristan u duk se u afruan shumë derisa ajo mësoi për skandalin e tij të fundit të mashtrimit. Në janar, një muaj pasi Maralee Nichols ngriti një padi për atësinë kundër lojtarit të NBA dhe pasi ai u konfirmua se ishte babai i djalit të saj të vogël, Tristan i kërkoi falje Khloe në Instagram që i shkaktoi “dhimbje dhe poshtërim”.
Reagimi i Khloe është shfaqur në ‘The Kardashians’. Pas finales së sezonit debutues më 16 qershor, Khloe shkroi: “Jeta është plot me mësime. Ne duhet t’i trajtojmë ato me hir a pahir. Edhe nëse lëndohemi prej tyre. Merrni kohën tuaj, qani, bërtisni, por qëndroni të qetë. Mos harroni se dashuria shëron dhe mëson më shumë se zemërimi ose urrejtja. Ne të gjithë meritojmë falje dhe mbi të gjitha… DASHURI.”
Dalja e fundit e Tristan me Khloe dhe familjen Kardashian-Jenner ndodhi disa orë pasi anëtarja e kastit të Kardashians i dha fund një thashethemi që qarkulloi në internet që pretendonte se ajo ishte në lidhje me një lojtar tjetër të NBA. Khloe, e cila ka pasur disa lidhje në të kaluarën me yjet e basketbollit, komentoi në Instagram, “Definitivisht e pavërtetë!!!”