Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, Teliti: Shqiptarët do rezistojnë deri në largimin e kryebashkiakut. Bashkia t’ju kthehet qytetarëve

Ka nisur protesta e radhës përpara Bashkisë së Tiranës. Eksperti i çështjeve ekonomike në PD Dorian Teliti, në fjalën e tij tha se shqiptarët do të rezistojnë deri në largimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Teliti tha se Bashkia e Tiranës duhet t’ju kthehet qytetarëve. Sipas tij, integrimi i vendit mbahet peng nga qeveritarët, që duan të vjedhin.

Dorian Teliti: SPAK nuk merr hapin e radhës, që është anulimi i kontratës së inceneratorit. Shqiptarët do të rezistojnë deri në largimin e Veliajt. Zyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës duhet t’ju kthehet qytetarëve. Ne nuk jemi vend i botës së tretë.

Ne jemi vend që aspirojmë të bëhemi pjesë e Europës. Por, ky vend qeveriset nga njerëz, që shohin sesi të pasurohen vetë dhe miqtë e tyre. Ne nuk tërhiqemi e nuk do të tërhiqemi derisa Tirana t’i kthehet ligjshmërisë dhe qytetarisë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×