Teuta mori një fitore të rëndësishme në Kamzë përballë Kastriotit, duke u futur në garë për një vend në Europë.
Hebaj ishte ai që vendosi këtë sfidë me një gol të shënuar në minutën e 76’.
Kështu Teuta ngjitet në vendin e 6-të me tre pikë larg Kukësit dhe Vllaznisë.
Ndërsa Kastrioti zyrtarisht qëndron në Superiore, duke përfituar dhe nga humbja e Egnatias ndaj Partizanit.
REZULTATI:
Kastrioti 0-1 Teuta
76′ Hebaj
NGJARJET KRYESORE:
76’ GOOOL TEUTA! Pas një goditje dënimi, topi shkon te Hebaj i cili shtyn topin në rrjetë dhe i jep avantazhin skuadrës së tij.
25’- Mundësi fantastike për Teutën, krosimi i Kotobellit nuk shfrytëzohet nga ana e “Bluve”, me portierit Vata që grushton topin dhe largon rrezikun.
FORMACIONET ZYRTARE:
KASTRIOTI: Vata, A.Selmani, Neziri, Dida, Rami, Hajderaj, Karakaçi, Okebugu, Hasani, S.Selmani, Ajazi.
Trajner: Emiljano Çela
TEUTA: Qirko, Idrizaj, Jazxhi, Kotobelli, Ivanoviç, Aleksi, Peposhi, Beqja, E.Vila, Daci, Hebaj
Trajner: Renato Arapi
Arena e Lajmit

Loading…