Çështja e Ditës/ Baçi: Gjyqi ndaj Berishës do të zgjidhë edhe ngërçin ku ndodhet opozita

Analisti Agim Baçi në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në Neës24 duke folur për komunikimin e akuzës nga SPAK për ish-Kryeministrin Sali Berisha, tha se gjyqe të tilla do ti japin fund ngërçit ku është futur e gjithë opozita.

Baçi tha se një hapje e shpejtë e procesit do të zgjidhë edhe situatën jo thjesht për ish-Kryeministrin, por edhe për opozitën dhe demokracinë.

“Varet shumë nëse do të kemi një proces të argumentuar apo politik. Berisha do e trajtojë procesin politikisht, por për opinionin publik duhet të jetë një gjyq sa më i qartë, sa më argumentues.

Kryeministri Edi Rama ka heshtur deri më tani, sepse mund t’i kthehet në bumerang. Nga mënyra se si do të shkojë ky proces do të përcaktojë edhe fatin politik jo thjesht të ish-Kryeministrit, por edhe Partisë Demokratike në zgjedhje”, tha Baçi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×