Balla pret Drejtuesen ekzekutive të “Open Gov Hub”: “Hapja” e Kuvendit afron publikun me deputetët

Balla Takim

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Tualant Balla u takua sot me Drejtuesen Ekzekutive të Open Gov Hub në Washington DC, Nada Zohdy.

Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se gjatë diskutimit u fol për rritjen e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare në aktivitetet parlamentare.

“Pjesëmarrja në veprimtarinë e Kuvendit e sjell publikun më pranë përfaqësuesve të tyre, krijon mundësinë që ata të adresojnë probleme e të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme për to, të analizojnë e vlerësojnë rezultatet e zbatimit të politikave, si dhe të mbikëqyrin veprimtarinë e të zgjedhurve të tyre”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Biseda u fokusua gjithashtu edhe te bashkëpunimi me grupin parlamentar të PS-së në funksion të përmirësimit të aktivitetit ligjvënës dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×