Kategoria Superiore do të rikthehet të zhvillojë javën e parafundit të saj ose e përkthyer ndryshe javën e 35-të, të shtunën e 21 majit, ku sërish të gjitha sfidat do të luhen në të njëjtin orar.
Me Tiranën e shpallur kampion dhe me mbijetesën si çështje të mbyllura, tani Superiorja luan takimet e saj për një vend në Europë, me Partizanin, Kukësin, Vllazninë dhe Teutën.
Vllaznia do të përballet në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Egnatias. Partizani do të sfidojë në “Elbasan Arena” skuadrën e Kastriotit. Teuta do të presë në stadiumin “Niko Dovana” ekipin e Laçit.
Kukësi do të presë në “Kukës Arena” Skënderbeun e rënë në Kategorinë e Parë.
Ndërsa Dinamo dhe Tirana do të ndeshen në derbin e kryeqytetit thjesht për statistikë, duke parë se blutë kanë rënë nga kategoria ndërsa bardheblutë janë shpallur kampionë.
AXHENDA E JAVËS SË 35-TË NË KATEGORINË SUPERIORE –
E Shtunë, 21 maj 2022 –
DINAMO – TIRANA | 17:00 | Stadiumi i papërcaktuar |
VLLAZNIA – EGNATIA | 17:00 | Stadiumi “Loro Boriçi” |
PARTIZANI – KASTRIOTI | 17:00 | Stadiumi “Elbasan Arena” |
TEUTA – LAÇI | 17:00 | Stadiumi “Niko Dovana” |
KUKËSI – SKËNDERBEU | 17:00 | Stadiumi “Kukës Arena” |
RENDITJA –
– Arena e Lajmit

Loading…