Sonte në orën 20:45, Kaljari do të përballet me Interin në një ndeshje deçizive në stadiumin “Sardegna Arena”. Sardët duan tre pikët për të mbijetuar në Serinë A dhe për tu mos u fundosur në një kategori më poshtë, ndërsa zikaltërit e Inzagit për të besuar deri në fund te titulli kampion.
Gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport”, ish-i i madh i dy skuadrave, Raxha Naingolan ka folur për këtë takim ku ka dhe një këshillë për një tjetër ish-lojtar të skuadrës nga Sardenja, Nikolo Barela:
“Nuk e di se çfarë do të bëja nëse do të isha në vendin e tij. Mbase nuk do ta kisha luajtur sepse kështu është më e thjeshtë. E njoh Barelën dhe e di sesa e do Kaljarin, por duhet që të bëjë punën e tij dhe të shkojë të fitojë titullin kampion. Nuk do të jetë e thjeshtë.”, përfundoi Naingolan.
– Arena e Lajmit

Loading…