Lionel Mesi është përfolur në ditët e fundit lidhur me një rikthim të bujshëm të tijin te skuadra e Barcelonës pas sezonit zhgënjyes me Parisin.
Ditën e sotme zërat për këtë mundësi janë përforcuar pas prezencës së babait të futbollistit në Barcelonë.
Horge Mesi, i cili është edhe agjenti i tij ka folur dhe në lidhje me një rikthim të mundshëm të djalit të tij te katalanasit., duke theksuar se Lionel është i lumtur te Parisi por në të ardhmen do ta dëshironte një rikthim të tijin në Spanjë
“Shpresoj që një ditë ai të rikthehet, e them vërtetë këtë gjë.
Ai është i lumtur te Parisi, në të ardhmen nuk dihet çfarë do të ndodhë.”, u shpreh Horge Mesi.
Arena e Lajmit

Loading…