Manchester City kërkon portier, preferohet një portugez

Manchester City mendon për merkaton. Klubi nga Manchesteri dëshiron të gjejë një portier, të denjë për të zëvendësuar Ederson, i cili ka një kontratë ekzistuese deri në vitin 2026.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, kampionët e Anglisë kanë “piketuar” portugezin Diego Costa, si afrimin e mundshëm.

Diego Costa mbron shtyllat e Portos dhe ka një vlerë që shkon diku tek 65 milionë paund. Kjo shifër nuk përbën problem për “Qyteteraët” që janë të gatshëm të plotësojnë tekat ekonomike të klubit.

25-vjeçari Costa ka luajtur 29 ndeshje me Portugalinë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×