“Dendias e ka mirë me Ramën”, Vasili: Presin largimin e Metës për të na marrë detin

Auto Petrit Vasili1502718361 696x543

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka folur sot për çështjen e detit me Greqinë. Vasili tha se ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka deklaruar se e ka çdo gjë në rregull me Ramën ndërsa presin largimin e Metës për të marrë detin.

“Ministri grek thotë që e kemi çdo gjë në rregull me Ramën, dhe po presim të largohet ky President. Përballja shumë e fortë, bëhet fjalë për interesa kombëtare, kush i mbron këto interesa është problem për Ramën.
Ka thënë, ai ra dakord që të shkojmë në Hagë. Të ndryshosh nga një platformë në një tjetër, bëhet fjalë për kufijtë detarë, se duhet t’i drejtohesh Presidentit.
Këto marrëveshje nuk i njeh njeri. Ai vetë, ne nuk dimë cila është marrëveshja. Thotë ministri i Greqisë që mezi presim të iki ky President, që të na japë atë që duam”, tha Vasili në Syri TV.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×