FOTO+VIDEO/ Vinte nga një familje me prindër të divorcuar, si u bë pronar i një resorti alpin 27-vjeçari që u vra dje. Prej moshës 20-vjeçare…

Shperthimi Me Tritol, Aleksander Sadikaj

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që humbi jetën si pasojë e një shpërthimi me eksploziv në makinë, ishte nga Berati dhe pronar i një ferme kampingu “Sancho Farm Albania” në Memaliaj që sipas të dhënave nga QKB rezulton e regjistruar në janar të këtij viti.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se 27-vjeçari vinte nga një familje me prindër të divorcuar. Prej moshës 20-vjeçare ai i kishte hyrë bizneseve të paligjshme dhe e ndante jetën e vet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sadikaj ishte emër i njohur për policinë, pasi ishte person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve, por aktualisht nuk ishte në kërkim.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×